Secondary Adv

Prezantohet televizori i pare qe paloset

Share on Google+

Një firmë elektronike e konsumit ka zbuluar një TV me ekran 165 inç që paloset dhe zhduket në dysheme kur nuk është në përdorim.

 

Me prekjen e një butoni, një kolonë e ngjashme me skulpturën ngrihet në heshtje nga dyshemeja dhe shpaloset për të zbuluar ekranin e madh 4k MicroLED, të mbajtur nga një bazë alumini.

Ekrani është i përbërë nga pesë panele të veçanta MicroLED që kur mbyllen në vend duken si një ekran uniform me ndarje të padukshme. Prodhuesit thonë se MicroLED janë më të ndritshme se OLED dhe ofrojnë të njëjtat përfitime të kontrastit të lartë dhe të zezë të thellë, pa djegie.

Objekti luksoz, i quajtur M1, është krijimi i C SEED Entertainment, i cili ka zyra në Vjenë, Austri dhe Kaliforni. M1 shitet me pakicë për 400,000 dollarë por çmimi i tij i lartë nuk përfshin instalimin, gjë që do të kërkonte hapësirë ​​të mjaftueshme për ta fshehur nën tokë.

Me shtypjen e një butoni, dyshemeja hapet dhe brenda sekondave, një kolonë e lëmuar prej alumini të përpunuar ngrihet në heshtje nga toka, thotë firma në faqen e saj të internetit. Ekrani 165 inç 'ulet qetësisht' për t'u siguruar përdoruesve 'një përvojë argëtimi'.

M1 është në dispozicion në ngjyra të ndryshme duke përfshirë gold, të zezën dhe titanin. Ekranet mikro LED mbështeten në miliona module të vogla vetë-emetuese, të cilat japin dritë të kuqe, jeshile dhe blu për t'u kombinuar për ngjyra mahnitëse.


Më të lexuarat